Disa muaj më parë, Ronela Hajati në një intervistë u shpreh se është vetëm, pra beqare dhe e fokusuar te puna, duke konfirmuar ndarjen e saj nga Young Zerka. Pas asaj interviste, të dy këngëtarët kanë dhënë këtë përgjigje nëpër dalje të ndryshme televizive, duke mos lënë vend për asnjë aludim. E ndonëse rrugët e tyre janë ndarë, ngacmimet dhe pyetjet e ndryshme për njëri-tjetrin nuk mungojnë në intervista. Së fundmi, Ronela ka qenë e ftuar në emisionin “Express Rozë” ku dhe i janë drejtuar disa pyetje me spec. Ndër të tjera ajo është pyetur si e ka emrin e vërtetë Young Zerka.

“Pse patjetër kjo pyetje?….Nuk e di, t’i hapim pasaportën. Dielli miq, rrezatimi i tij godet, rrezatimi i tij është fatal!” -u përgjigj ajo plot sportivitet ashtu siç vetëm ajo di.

Aktualisht, këngëtarja është single dhe i është përkushtuar kokë e këmbë muzikës, e cila është dashuria e saj e përjetshme. Në muajin mars, Ronela lançoi këngën e parë të albumit të saj “Rron-ela”, i cili do të plotësohet me këngë deri në fund të vitit. Kënga e parë që ajo publikoi ishte “Prologue”, më pas në 10 prill ajo solli projektin “Shumë i mirë”, pasuar nga “Aventura”.

/News31

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here