Categories: Uncategorized

Rrëfimi i Ardit Gjebreas për shokun që e shpëtoi nga bu rgjet e komunizmit

Ardit Gjebrea ka humbur njërin prej miqve të tij më të mirë, me të cilin njiheshin që nga adoleshenca.

Ai ka zgjedhur që në këtë ditë të rrefejë ngjarje interesante me mikun, që nofken e kishte “Artisti”.

Këtë rrëfim ai e ka bërë përmes profilit të tij në rrjetet sociale, të cilin mund ta lexoni më poshtë:

‘Dikur, në vitet ’80 e vetmja dritare me ajër ndryshe për shqiptarët, ishte televizioni italian. Fshehurazi, me antena punëdore, shihej “me miza” (siç i thonin dikur) kanali TV që të mbushte me muzikë, sport, filma etj.

I prirur nga muzika, kur mbaronte San Remo, të nesërmen në shkollën e mesme, sapo filluar, komentoja me pasion ç’kisha parë në TV dhe riprodhoja këngët që mbaja mend.
Kështu kaloi pak kohë dhe një ditë, një shok i shkollës, më tërhoqi mënjane e më thotë: “Eja të të përcjell në shtëpi”.
Ishim vetëm 16 vjeç kur nisi të më thotë: “Të lutem mos komento më për TV italian, të lutem mbylle gojën se po më merr ne qafë”.
U çudita, pasi ishte një ndër shokët e mi të mirë. Po nuk e la çudinë time të pakej kur shpërtheu: “Unë nuk kam faj, por më detyruan të firmos dhe jam bashkëpunëtor i sigurimit të shtetit”.

Filloi të më tregojë se si e kishin detyruar në rrugë të ndiqte dikë, e kishin futur në një shtëpi përdhese dhe me detyrim, duke qenë se Partia kish nevojë për informata të njerëzve që nuk e donin, ai duhej të raportonte çdo muaj, për njerëzit që propagandonin kundër regjimit.
Nuk i besoja veshëve!

Nuk fola. Që nga ajo ditë “artisti” (kështu e kish pseudonimin) më tregonte se si të pakënaqur nga raportet e tij, e kishin edhe rrahur keq, sepse nuk i spiunonte shokët. Dhe ishte një djalë shumë i mirë vërtetë.
Nuk i bëri asnjëhere kujt keq, por me ndërrimin e sistemeve, ajo firmë adoleshenti e bëri gjithsesi të ndihej keq dhe iku. Iku jashtë vendit, sepse nuk duronte dot turpin dhe bënte çdo lloj pune për të mbajtur familjen e tij.

Mora një lajm të hidhur… “Artisti” na ka lënë… pa u bërë dot kurrë artisti që ëndërronte, për të na lënë ne të vijonim rrugën, sepse mund të na kish bërë gjëmën dhe kush e di ku mund të ishim me këngët italiane që këndonim atëherë, si shumë e shumë të tjerë.
Dhe teksa po bekoja shpirtin e tij sot, mendova gjithë ata “te zellshëm” që në atë kohë dërguan sa e sa nëpër burgje apo në internim për agjitacion e propagandë dhe sot, pa i vrarë ndërgjegja, duke ditur që dosjet nuk do hapen ndonjëhere, kush e di ku i kemi?! Në ndonjë vend pëllumbash, ku prapë ndoshta bëjnë keq, në ndonjë biznes privat ku me njohjet e tyre bllokojnë të tjerët me konkurencë të pandershme, në ndonje auditor ku japin leksione edhe morali etj, etj, etj.

Dhe ata janë të sigurtë nën ombrellën e jomoralit dhe mosguximit të sistemit që dosjet nuk i hap, por edhe mund t’i kenë zhdukur nga frika e ndonjë kasaphane kolektive. Kush e di ku e kanë gjetur pasqyrën magjike që “mbron” ndërgjegjen inekzistente!

“Artisti” iku në paqe me veten dhe me ne, për të lënë pas sa e sa firma që si kuçedra ende jetojnë me panginjen e të keqes.
Paqe aty ku je, miku im i mirë!’

rdadmin

Recent Posts

Surprizë/ Almeda Abazi dhe Tolgahan do të bëhen prindër për herë të dytë

Almeda Abazi është komentuar gjithmonë për thjeshtësinë e saj, jo vetëm në mediat shqiptare, por…

3 days ago

“Ndërsa shtrëngoja fëmijën tim të parë, humba të dytin”/ Meghan Markle zbulon çfarë i ndodhi në korrik

Dukesha e Sussex, Meghan Markle ka zbuluar se ka humbur një foshnjë në muajin korrik.…

3 days ago

Humbi dy vëllezërit nga Covid-19, pedagogu: Nuk prisnim që kolla t’i merrte jetën, u bllokua informacioni!

Afrim Osmani është pedagogu shqiptar, i cili humbi brenda pak orësh dy vëllezërit e tij.…

3 days ago

“Oj lavire, kam me…”/ Djali i deputetit shqiptar që kërcënonte të dashurën e të atit, merr postin e rëndësishëm

Flakron Shala, djali i deputetit Haxhi Shala, i cili është emëruar Konsull i Përgjithshëm në…

3 days ago

I prekur nga Covid-19, trajneri i Kukësit dërgohet me urgjencë në Turqi

Trajneri i Kukësit, Skënder Gega është dërguar me urgjencë në Turqi për kurim të specializuar…

3 days ago

Nuk ndalet koronavirusi, humb jetën një tjetër mjek

DIBER Një tjetër mjek nuk ka mundur ta fitojë betejën me COVID-19. Ka ndërruar jetë…

3 days ago