Presidenti Ilir Meta ka dalë sot me tone tejet të forta, por jo për rezultatin e zgjedhjeve dhe as për ‘dorëheqjen e premtuar’. Meta ka cituar Institutin për Studime Ekonomike Ndërkombëtare të Vjenës dhe thotë se nga viti 2010 deri në vitin 2019 sipas tij, janë larguar rreth 500 mijë qytetarë, disa herë më shumë se në vendet e tjera të rajonit.

 “Ndalimi i shpopullimit të Shqipërisë, dramës më të madhe që i ka ndodhur vendit dekadën e fundit, është sfida më e madhe, që kërkon reflektim urgjent dhe zgjidhje konkrete.

Sipas Institutit për Studime Ekonomike Ndërkombëtare të Vjenës, nga viti 2010 deri në vitin 2019 janë larguar nga Shqipëria rreth 500 mijë qytetarë, disa herë më shumë në krahasim me Serbinë, Malin e Zi, Bosnjë-Hercegovinën, Maqedoninë e Veriut dhe Kosovën.

Me këto ritme dramatike zbrazja e Shqipërisë rrezikon të kthehet në një fatkeqësi kombëtare.

Adresimi i menjëhershëm i këtij fenomeni është emergjencë dhe çdo neglizhencë e mëtejshme do të kishte pasoja katastrofike. ”, shkroi Meta.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here