Të nëntë personat që ndodheshin në bordin e avionit të rrëzuar në Suedi, kanë humbur jetën.

Avioni, i cili kishte në bord tetë parashutistë së bashku me një pilot, zbriti jashtë Orebro rreth orës 7:20, paditen e së enjtes, raportojnë mediet lokale. Rrëzimi mendohet të ketë ndodhur ndërsa avioni po ngrihej.

“Ishte një ak.sident shumë i rëndë.Të gjithë në bordin e avionit të rrëzuar kanë vdekur”, thanë autroritetet në Suedi.

Avioni i vogël me helikë, një DHC-2 Kastor, ishte marrë me qira nga një klub lokal i parashutizmit për një event veror, njoftoi media lokale.

Kryeministri suedez Stefan Lofven shprehu ngushëllimet e tij për humbjen e 9 anëtarëve të bordit të avionit.

“Me trishtim dhe pikëllim të madh që kam marrë informacionin tra.gjik në lidhje me rrëzimin e avionit në Orebro.Ngushëllimet e mia shkojnë për viktimat, familjet e tyre dhe të dashurit në këtë kohë shumë të vështirë”, shkruan Lofven në Twitter.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here