Rrëzohet avioni, vdes aktori i njohur dhe gruaja e tij –

Aktori i njohur për rolin në serialin “Tarzan: Aventurat Epike”, Joe Lara ka ndërruar jetë në moshën 58-vjeçare, pas rrezimit te aeroplanit ku ai udhëtonte.

Gruaja e tij, Gwen Lara, dhe pesë të tjerë që ishin në bord, gjithashtu humben jetën ne aksidentin ku avioni u zhyt në një liqen në Tenesi, afër Nashville.

joe lara (6)

Sipas “CNN”, aeroplani u nis nga aeroporti shtetëror “Smyrna” rreth orës 12:00 të shtunën dhe ishte rrugës për në Palm Beach, Florida. Pak pas ngritjes, avioni i vogël u rrëzua në liqenin Percy Priest dhe të shtatë personat që ndodheshin në të ndërruan jetë.

joe lara (9)

Zyrtarët thanë se hetimi është duke vazhduar dhe mund të zgjasë deri në dy vjet derisa të përfundojë.

joe lara (8)

Të shtatë viktimat janë identifikuar. Lara dhe gruaja e tij, Gwen, një mësuese feje, ishin në bord. Pesë udhëtarët e tjerë ishin të gjithë nga Brentwood, Tenesi dhe anëtarë të kishës së Lara-s.

joe lara (7)

Lindur në San Diego, më 2 tetor 1962, William Joseph Lara filloi karrierën e tij si model para se të merrte rolin kryesor në filmin televiziv “CBS”, më 1989-ën, “Tarzan”.

Midis viteve 1996 dhe 1997, Lara luajti personazhin në 22 episode të “Tarzan: The Epic Adventures”, një shfaqje që u xhirua në Afrikën e Jugut.

Role të tjera të tij përfshijnë filmat “American Cyborg: Steel Warrior”, “Steel Frontier”, “Warhead”, “Doomsdayer” dhe shfaqje televizive si “Baywatch” dhe “Conan the Adventurer”. Roli i tij i fundit ishte në vitin 2018, kur luajti një aktor telenovelash në filmin Vera e ’67.

joe lara (3)

Lara u martua me Gwen Shamblin në vitin 2018 dhe të dy jetuan në Brentwood me vajzën e tyre, Liana. Lara gjithashtu luante kitarë dhe publikoi një album, të titulluar “Joe Lara: The Cry of Freedom”, në vitin 2009.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *