Së shpejti do të nisë ‘Big Brother Vip’, dhe tani njerezit pyesin kush do te jete prezantuesja e formatit?

Ka nga ata qe nuk e venë ne dyshim se do te jete  Arbana Osmani, për shkak se i janë besuar asaj 8 edicione Big Brother.

Luana Vjollca vjen menjëherë pas saj, madje lajmet e ditëve të fundit sipas Panoramas kanë bërë me dije se do të jetë pikërisht ajo drejtuesja e këtij formati.

Rrjeti mund të jetë bërë konfuz edhe nga postimi i Luanës i disa ditëve më parë. Një foto e saj mbi të cilën shkruante “Luana po të vëzhgon” (identifikuese me moton e spektaklit të famshëm) i bëri të gjithë të besonin se mund të jetë ajo moderatorja e Big Brother Vip. Ndonëse mund të jetë edhe një “provokim” i Luanës.

Megjithatë, ditën e djeshme Arbana ka vendosur t’u kthejë një përgjigje fansave të saj për pyetjen e famshme. Por pa përgjigje konkrete.

Kështu, pyetjes “A je ti prezantuesja e Big Brother VIP, na trego të lutem?”, Arbana i përgjigjet: “Patjetër që do t’ju tregoj, kur të vijë momenti”.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here