Kreu i Kadastrës në Durrës Rezart Elmazi ka dhënë dorëheqjen  nga posti, ndërsa është komanduar përkohësisht në këtë detyrë Viola Hima, e deleguar nga ASHK në qendër.

Viola Hima, ka qenë zëvendësdrejtore dhe drejtore e komanduar më herët edhe në kadastrën e Vlorës, disa muaj më parë.

Kjo është lëvizja e dytë brenda 24 orësh. Dje dha dorëheqjen kreu i Kadastrës së Pogradecit, Genti Mahmuta.

Ai kishte rreth një vit që ishte komanduar në Pogradec, në detyrën e drejtimit të Kadastrës së këtij qyteti, ndërsa tashmë është transferuar në Tiranë.

Vendin e tij në Pogradec e mori  Ela Toçka. Ajo gjithashtu është e komanduar në krye të Kadastrës së Pogradecit.

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here