Rruga e Zall-Herrit me baltë, banorët thirrje kryetarit të bashkisë Kamëz për asfaltim

0
16





Banorët në rrugën e Allushave që të çon në Zall-Herr i bëjnë thirrje kryetarit të bashkisë Kamëz për asfaltimin sa më parë. Kalimi në këtë rrugë është i vështirë ku përveç çizmeve vështirë se mund t’ia dalësh.

Kjo është rruga e Allushave që të çon në Zall-Herr.

Të shumtë janë banorët që kalojnë në këtë segment me një terren tejet të vështirë.

Për të kaluar në këtë aks duhet të veshësh çizme pasi rruga është me gropa dhe baltë.

Banorët e zonës thonë se kalimi është shumë i vështirë.

“Shumë i vështirë kaliami, sidomos për makinat. Ka shumë banorët që paguajnë taksa, por nuk ëhstë vënë dorë.”

Fëmijët janë ato që kalojnë çdo ditë për të shkuar në shkollë dhe shprehen se bëhen gjithë baltë.

“Gjithë baltë bëhemi, nuk kalohet dot, është shumë e vështirë. I fshijmë këpucët.”

Kërkojnë nga bashkia Kamëz asfaltimin sa më parë të rrugës.

“Bashkia të na e rregullojë mirë, mos bëjnë hile, se asgjë tjetër nuk duam.”

Ky nuk është i vetmi segment që bashkia Kamëz e ka lënë në harresë duke bërë dhe më të vështirë jetesën e qytetarëve.

.





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here