Rudina Magjistari e pyet për vde.kjen e gruas, preket Stefi Prifti dhe reagon keq

0
384

Ditën e djeshme Stefi Prifti ka qenë i ftuar në programin e pasdites të Rudina Magjistarit. Ai foli për familjen, projektet muzikore dhe udhëtimet jashtë Shqipërisë bashkë me vëllain e tij Endrin.

Por gjatë intervistës, Rudina e pyeti edhe për gruan e tij që ndërroi jetë vite më parë, duke i shfaqur menjëherë një video, ku kohë më parë Stefi dhe e shoqja flisnin për martesën e tyre të lumtur.





Teksa Rudina po e pyeste më shumë rreth vde.kjes të së shoqes, ai refuzoi të fliste, duke thënë se dhimbjen nuk mund ta ndajë në një studio televizive.

“Ndihem i çorientuar. Edhe vajza ndaj nuk del në studio televizive sepse ndjen të njëjtën peshë dhe ngarkesë. Njeriu duhet t’i përballojë vetë këto ngjarje tra.gjike. Unë dhe vajzat e mia po përpiqemi ta përballojmë këtë situatë sipas mundësive tona.





Nuk jam personi që vij në studio televizive dhe flas për problemet e mia personale. Kur të ketë Marina ditëlindjen në prill, unë dhe vajza do i dedikojmë një këngë. Atëherë mund të vijmë t’iu këndojmë në studio. Për gjendjen time nuk dua të flas. E kuptoj pjesën mediatike dhe njerëzore dhe dëshirën tuaj personale. Por unë kam folur me vepra, nga koha që ndodhi kam tre krijime të reja”, tha ndër të tjera Prifti.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here