Sa bukur/ Vjosa Osmani vishet me fustanin njëlloj si mretëresha e Spanjës: Ja mesazhi i bukur që jep

0
10






Vjosa Osmani edhe zyrtarisht ka pranuar detyrën e saj si presidente nga kryeparlamentari Glauk Konjufca.

Osmani, është një detajiste kaq e mirë ku mesazhe mundohet të përqojë përmes formave të ndryshme, duke mos përjashtuar edhe veshjet. Sot, gjatë ceremonisë zyrtare të detyrës Osmani është paraqitur me një fustan që njihet si model ‘mbretëror’.

I lëshuar nga mbrapa në formë të një pelerineje, në pah vihen shpatullat e krahëve përmes fustanit ngjyrë vjollce. Modele të të njëjtit fustan, bukur shpesh kanë veshur gratë më me nam në botë, duke mos përjashtur këtu as Melanie Trump, bashkëshorten e Donald Trump, ish- presidentit amerikan.

Fustani i Osmanit, tejet i ngjashëm duket me atë të mbretëreshës së Spanjës, Letizia Ortiz Rocasolano.

Por, çfarë kuptimi ka ngjyra vjollce? Ngjyra vjollcë simbolizon inteligjencën, dijen dhe triumfin.

Çfarë ngjyre kishin rrobat e mbretërve dhe të mbretëreshave? Ishin ngjyrë vjollce, ngjyra më mbretërore e cila lidhet me pasurinë, begatinë dhe me sofistikimin e pasur. Nëse përdoret me kujdes, vjollca jep një ndjenjë misteri, urtësie dhe respekti.





.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here