Sa e dhim.bshme, burri i vetmuar pa njeri bën kërkesën që të sh.kul zemrën nga vendi

0
83

Ai quhet Han Zicheng. Ne kohen e tij arriti ti mbijetonte pushtimit japonez, luftës civile kineze dhe Revolucionit Kulturor.

Por as nuk e kishte menduar se ai nuk mund të duronte dhimbjen e të jetuarit i vetëm.

Ne fund te vitit 2017, ne muajin dhjetor kur zemrat e te gjitheve gezohen e kalojne prane njerezve te zemres festat e fundvitit, 85-vjeçari mblodhi disa copa letre dhe shkroi: “Kërkoj dikë që të më adoptojë”.

“Njeri i vetmuar në të 80-at. Trup i fortë. Mund të bëj pazarin, të gatuaj dhe të kujdeset për veten. Nuk vuaj nga asnjë sëmundje kronike. U tërhoqa nga Instituti i Kërkimeve në Tianjin me një pension mujor prej 700 dollarë”, shkroi ai në letër.

“Unë nuk dua të shkoj në një shtëpi të moshuarish. Shpresoj që një person ose familje me dashamirësi të më pranojë, të më ushqejë me pleqëri dhe të varros trupin tim kur të vdes”.

Ai vendosi letrën në një stacion autobusi në lagjen e tij dhe më pas shkoi në shtëpi të priste.

Han ishte i dëshpëruar për shoqëri. Ai tregoi se gruaja e tij kishte vdekur dhe se me fëmijët nuk kishte kontakte. Fqinjët e tij kishin fëmijë për të rritur dhe prindërit e tyre të moshuar për t’u kujdesur.

Pavarësisht se shumë u interesuan për rastin e tij, madje një restorant i ofroi ushqimin falas, askush nuk u ofrua të jetonte me të.

Asaj që ai i trembej më shumë ndodhi, Han humbi jetën në muajin mars, duke arritur vetëm të njoftonte spitalin.

Standardet e përmirësuara të jetesës dhe politika e vetëm një fëmije, kanë rrëzuar piramidën e shoqërisë kineze. Tashmë, 15 për qind e kinezëve janë mbi 60 vjeç.

Deri në vitin 2040-ën, do të jetë raporti një në katër, sipas parashikimeve aktuale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here