Pogradec/ Vajza 9-vjeçare qendroi disa ditë me nënën e vdekur në banesë

0
95

This post has already been read 23 times!

Policia ka dhënë detaje lidhur me gruan që u gjet e pajetë në shtëpinë e saj në Pogradec, ndërkohë që në banesë ishte dhe vajza e saj, e cila vuan nga paaftësi fizike. Maria Markovska 45-vjeç, me shtetësi maqedonase, sipas Policisë dyshohet se ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale disa ditë më parë.

Duke qene se vajza 9-vjeçare ishte e paaftë për tu kujdesur për veten e saj, ajo është gjetur në gjendje të rënduar, pasi kishte disa ditë që qendronte e paushqyer në banesë. Duke qenë se vajza e mitur ka humbur edhe babain rreth një muaj më parë, ajo pritet të strehohet fillimisht në një qendër sociale në qytetin e Korçës.

“Më datë 25.09.2020, rreth orës 22:20, në lagjen nr. 3, në banesë, është gjetur pa shenja dhune, trupi i pajetë i shtetases M. M., rreth 45 vjeçe, e cila dyshohet të ketë ndërruar jetë nga shkaqe natyrale disa ditë më parë.

Viktima në banesë, jetonte me vajzën e saj shtetasen J. M., 9 vjeçe, e cila vuan nga paaftësi fizike dhe aktualisht ndodhet në Pediatri nën kujdesin mjekësor.

Trupi i shtetases M. M., është dërguar në morgun e Spitalit dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes. Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes”, njofton Policia.

Policia e gjeti vajzën mbrëmë të paushqyer dhe të trembur duke e dërguar menjëherë në shërbimin e Pediatrisë, ku po merr kujdesin shëndetësor.

Ndërkohë, trupi i 45-vjeçares Maria Zia Markovska është dërguar në morgun e Spitalit dhe pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të përcaktuar shkaqet e vdekjes.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here