Sali Berishën e pyesin ku do kandidojë për deputet/Do vendosin se ku…

0
9











Pse kaq mis ter për qarkun ku do të kandidojë Sali Berisha?”. Kjo ishte pyetja që gazetarja Beti Njuma i bëri ish kryeministrit të Shqipërisë gjatë intervistës së tij ekskluzive për RTV Ora.

Por sipas Berishës, do të jetë PD ajo që do vendosë. Sali Berisha: Atë nuk e mbaj unë sekret. Ai është një vendim që do ta shpallë për gjithë deputetët e tjerë Partia Demokratike.

Dhe unë e gjykoj se nuk do ishte një veprim i justifikuar nga ana ime të flisja para vendimeve të partisë. Nuk mund të flas para vendimeve të partisë.

Beti Njuma: Kur flitet për Sali Berishën, pak e vështirë ta vendosë partia… Sali Berisha: Asgjë nuk ka mbi ligjin e partisë në këtë periudhë.

Beti Njuma: Ju do kishit ndonjë preferencë? Sali Berisha: Natyrisht. Nuk jam prej guri. Edhe unë kam preferencat e mia por do të jetë PD që do të vendosë.





.






LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here