Kandidatin për deputet i PD në qarkun e Korçës, Ervin Salianji ka njohur humbjen e PD duke dhënë kështu sinjalin e parë që vjen nga PD për pranimin e rezultatit.

Qarku i Korçës është i rëndësishëm për zgjedhjet ku PD arri të marrë 5 mandate.

Për Salianjin edhe pse tha se nuk është i lumtur për faktin që PD nuk doli forcë e parë, shtoi se demokratët kanë arritur të marrim 7 mijë vota më shumë duke i rikthyer PD-së ato që i ka humbur që në 2005.

Salianji tha se rezultati ka dalë mbi pritshmëritë e PD në disa zona, ndërsa shprehu falenderimet për të gjithë qytetarët që kanë votuar PD-në

“Nuk jam i lumtur por jam mirënjohës për mbështetjen masive të qytetarëve të qarkut të Korçës të cilët në një klimë të madhe represioni dhe trysnie të madhe nga të gjithë shpërdoruesit e pushtetit në Korçë duke përdorur edhe policinë dhe çdo forme tjetër, ne kemi arritur të rikuprojmë 7 mijë vota më shumë në qarkun e Korçës.

Do të donim më shumë dhe kemi bërë përpjekje për të arritur rezultatin më të mirë, jemi përtej pritshmërive që kishin vendosur në disa zona të caktuar.

Kemi marrë një rezultat që nuk e kishim që prej 2005 dhe nuk ishin rikthyer PD-së”, tha Salianji.

Në Qarkun e Korçës fituese është shpallur PS me 6 mandate ose 60542 vota në total dhe PD ka marrë 5 mandate ose 50479 vota.

LSI nuk ka marrë ansjë mandat edhe pse po luftonte fort deri në momentet e numërimit të kutive të fundit në Bashkinë e Maliqit. LSI arriti të grumbullojë vetëm 8488 vota.

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here