Deputeti i ardhshëm Ervin Salianji është takuar ditën e sotme me strukturat e PD në lagjen 16 të Korçës.

Salianji ka shkruar në rrjetet sociale se është i entuziazmuar nga uniteti dhe ndërthurja e brezave duke e përmbyllur statusin me një zotim: Beteja vazhdon.

“Mirënjohje për strukturat, demokratët dhe qytetarët e lagjes 16 që mbështetën ndryshimin!

I entuziazmuar nga uniteti dhe ndërthurja e brezave si rasti i doktor Bujar Isakut ish kryetar i degës së PD Korçê dhe pedagogu Kristi Morava aktivisht i përfshirë me ide dhe angazhim në terren! Beteja vazhdon”, shkruan ai.

Për më shumë informacione, lajme të përzgjedhura foto dhe video interesante, ju ftojmë të na ndiqni edhe në faqen zyrtare të meganews.al në Instagram, një tjetër mënyrë për të qenë në kontakt me gjithësecilin prej jush. Instagram: @meganews.al

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here