Sapo e pa mjekun, Majlinda u hodh dhe i tha: Si është djali im i vogël? A do bëhet më …

Majlinda u hodh sapo pa kirurgun të dalë nga salla e o.p.e.r.a.c.i.o.n.i.t. Ajo tha: “Si është djali im i vogël? A do të bëhet më mirë? A mund ta shohim?”

Kirurgu tha, “Më vjen keq zonjë, bëmë të pamundurën, por vogëlushi nuk ia doli dot.”

Majlinda tha, “Pse sëmuren me kancer fëmijët e vegjël? A nuk do t’ia dijë më zoti? Ku ishe ti o Zot kur im bir kishte nevojë për ty?”

Kirurgu e pyeti, “A ke dëshirë të kalosh pak çaste me tët bir vetëm për vetëm? Një nga infermieret do të vijë në pak minuta dhe do ta transportojmë trupin e tij tek universiteti.” Majlinda i kërkoi infermieres të qëndrojë me të kur po i jepte lamtumirën e fundit djalit të saj të vogël. Ajo i kaloi gishtat e saj me dashuri në flokët e tij të dendur e kaçurrela. “A dëshiron të marrim pak flokë nga yt bir për ty?”, pyeti infermierja. Majlinda pohoi me kokë. Infermierja i preu pak flokë djalit të shtrirë të pajetë, i futi në një çantë plastike dhe ia dha asaj.

 

Mamaja e pikëlluar tha, “Ishte dëshira e Fatjonit që trupin e tij t’ia dhuronte universitetit për studime. Ai tha ndoshta do të ndihmonte dikë tjetër.” Në fillim unë nuk isha dakord, por Fatjoni më tha, “Mami pasi të v.d.e.s unë nuk do e përdor më atë, nuk do më hyjë më në punë trupi im. Ndoshta do të ndihmoj ndonjë djalë të vogël si puna ime që të kalojë qoftë edhe një ditë më shumë me mamanë e tij.” Im bir kishte një zemër flori. Gjithmonë mendonte për të tjerët. Gjithmonë e kishte mendjen të ndihmonte të tjerët.

 

Majlinda doli nga spitali i fëmijëve për herë të fundit, pasi kishte kaluar 6 muajt e vundit atje me të birin. Vendosi valixhen me sendet e Fatjonit në sediljen e pasme të makinës. Ishte shumë e vështirë për të të shkonte në shtëpi. Ishte akoma më e vështirë të hynte në shtëpinë e saj bosh. Mori valixhen me sendet e Fatjonit dhe çantën plastike me flokët e tij dhe e dërgoi tek dhoma e të birit. Filloi të vendosë gjërat nëpër vende fiks siç i mbante djaloshi. U shtri në mes të shtratit të tij, përqafoi jastëkun e të birit, qau me ngashërim deri sa fjeti e rraskapitur.

 

Ishte rreth mesnatë kur Majlinda u zgjua. Anash saj në shtrat ishte një letër e mbështjellë. Në letër shkruhej:

 

E dashur mami,

E di që do të të marrë malli për mua; por kurrë mos mendo se do të të harroj, apo do të pushoj së të dashuri ty vetëm për faktin se nuk jam rrotull teje e të të them TË DUA SHUMË. Unë do të të dua gjithmonë mami, madje çdo ditë e më shumë. Një ditë do ta shohim njëri tjetrin përsëri. Deri atëherë, nëse ke dëshirë që të adoptosh një djalë të vogël, për mua ska problem. Ai mund të përdorë dhomën time dhe lodrat e mia të luajë me to. Por nëse vendos të marrësh një vajzë, ajo ndoshta nuk do pëlqejë të njëjtat gjëra që pëlqejmë ne çunat. Do të të duhet ti blesh asaj kukulla dhe gjëra që kanë qef vajzat. Mos ji e trishtuar duke menduar për mua. Këtu është vërtet një vend i bukur.

 

Gjyshja dhe Gjyshi më takuan sapo mbërrita dhe më morën përdore më treguan pak vendin rreth e qark, por do të më duhet shumë kohë ta shikoj gjithë këtë vend të bukur e të madh. Ëngjëjt janë kaq fantastikë. Më pëlqen kur i shoh teksa fluturojnë. Dhe e di ça? Jezusi nuk ngjan fare me ato foto që kemi parë ne. Gjithsesi kur e pashë e kuptova që ishte ai. Jezusi vetë më mori për dore dhe takuam Zotin! Dhe e imagjinon dot, Mamush? Unë u ula në prehërin e Zotit dhe fola me të, sikur isha dikush i rëndësishëm. Ky ishte momenti kur i thashë atij se kisha dëshirë të të shkruaja ty një letër, për të të thënë mirupafshim dhe çdo gjë tjetër.

 

Por une e dija që kjo nuk lejohej. Mirë, po e di dhe diçka tjetër Mami? Ai më dha pak letër dhe lapsin e tij personal për të të shkruar këtë letër. Më duket se Gabriel quhet ëngjëlli që do të ta sjellë këtë letër ty. Zoti më tha gjithashtu dhe të të jap përgjigjen e tij ty për një nga pyetjet që i ke bërë atij “Ku ishte ai kur unë kisha nevojë për të?”

 

“Zoti tha që ai ishte në të njëjtin vend pranë meje, ashtu sikur ishte pranë Jezusit kur e kryqëzuan. Ai ishte aty me mua, ashtu sikur ai është me të gjithë njerëzit që ka krijuar.”

 

Ah Mami, meqë ra fjala, askush tjetër përveç teje nuk mund ta shohë atë që unë kam shkruar. Për të gjithë të tjerët kjo është thjesht një copë letër e bardhë. A nuk është e mahnitshme kjo? Tani më duhet t’ia kthej përsëri lapsin zotit. Atij i duhet që të shkruajë emra të rinj në Librin e Jetës. Sonte do të ulem në tavolinë me Jezusin për darkë. Jam i sigurtë që ushqimi ka për të qenë madhështor.

Ah desh harrova për pak… Unë nuk kam më dhimbje. Kanceri iku përgjithmonë. Jam i lumtur sepse nuk po e duroja dot më atë dhimbje të tmerrshme, dhe Zoti gjithashtu nuk mund të më duronte dot më teksa më shihte të vuaja aq shumë. Ky ishte momenti kur ai dërgoi Ëngjëllin e Mëshirës të vinte e të më merte. Ëngjëlli më tha se isha një Dërgesë Speciale! Si të duket kjo?

 

Me dashuri,

Zoti dhe unë!

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *