Ledjana Prenga do të mbahet mend gjatë nga publiku i “Për’puthen” për raportin e saj me Mevlan Shabën. Në programin e dashurisë, dyshja shkaktoi herë pas here “drama” me zënkat, ndarjet e ribashkimet e njëpasnjëshme. Një temë që u përfol në emision, që edhe lëkundi marrëdhënien e Ledjanës me ish-konkurrentin, ishte lidhja e saj e aluduar me dikë në Belgjikë. Ajo u sulmua edhe nga Melisa në rrjete sociale për këtë marrëdhënie jashtë programit, por kurrë nuk e pranoi madje e kundërshtoi dhe e mohoi fuqishëm. Por, deklarata e Ledjanës sëfundmi në Instagram duket se ka konfirmuar thashethemet që zgjatën me muaj.

Teksa ka ndarë një foto të sajën, ajo shkruan: “Dashnia n’distancë është sprovë, e zoti sprovon njerëzit që i don mas shumti”.

Mos sapo na tha se me të vërtetë po përjeton një dashuri në distancë me partnerin e aluduar në Belgjikë apo bëhet fjalë për një tjetër romancë?! Kjo mbetet për t’u parë! /News31

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here