Pak ditë më parë Ylli Limani dhe Elvana Gjata ngritën dyshimet për një bashkëpunim të mundshëm mes tyre. Gjithçka nisi pas një komenti të këngëtarit në një foto të artistes 34-vjeçare, të cilin më pas e fshiu sikur të ishte penduar që zbuloi se ata të dy po përgatisin një projekt muzikor sëbashku. Ylli kishte komentuar emoji me “sy” në postimin ku Elvana shkruante “Po shoh”. Ndërkohë sot, duket se dyshja e këngëtarëve kanë konfirmuar njëzëri se po bashkëpunojnë për një këngë që jemi të sigurt që do të bëjë “namin”.

“E di”, shkruan Ylli në foton e publikuar në Instagram nga Elvana, ku shfaqet tepër e kuruar me varse me kryq e një kanatiere të shkurtër, si të ishte në mes të xhirimeve të një klipi të ri.

“Marre po të them”, ja ka kthyer ajo duke vërtetuar kështu të gjitha dyshimet.


Dy artistët nuk kanë bashkëpunuar ndonjëherë e me siguri projekti i tyre do të kthehej në hitin e verës. Kujtojmë se Elvana para dy javësh publikoi “Loti”, kurse kënga e fundit e Yllit është “A ki me rrejt”. /News31

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here