Një ngjarje e rëndë ndodhi ditën e djeshme në Durrës, ku një makinë tip “Ford” u shkrumbuar tërësisht nga flakët.

Policia bën me dije se ka arrestuar 2 persona si të dyshuar për zjarrëvënie të qëllimshme.

Njoftimi i plotë i policisë:

Durrës

Më datë 04.05.2021, në orën 22:00, në lagjen nr.17, Durrës, ka marrë flakë dhe është djegur pjesërisht mjeti tip “Ford”, në pronësi të shtetases S. C., 43 vjeçe, banuese në Durrës.

Në ambientet e Policisë janë shoqëruar 2 shtetas të dyshuar për këtë ngjarje dhe janë sekuestruar pamjet filmike për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprime të mëtejshme.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here