Sara bëhet nostalgjike për babain, ndan foton e rrallë me Dritan Hoxhën

Sara Hoxha është bërë sot nostalgjike për babain e saj të ndjerë, Tanin e “Topit”. Siç të gjithë e dimë, Dritan Hoxha u nda tragjikisht nga jeta në maj të vitit 2008 duke lënë një boshllëk të madh në familjen e tij. Fëmijët e themeluesit të Top Media-s e kujtojnë herë pas here me dedikime në rrjete sociale babain e tyre. Sara megjithatë nuk është shumë aktive në Instagram, por këtë herë ka publikuar një foto të rrallë me Dritan Hoxhën.

Trashëgimtarja e Top Channel ka ndarë një fotografi bardhezi me babain e ndjerë, të realizuar në vitin 2006 në Romë, Itali. Siç shihet, Sara atëherë ka qenë vetëm një vajzë e vogël. Postimin ajo e ka shoqëruar edhe me një “emoji” me zemër.

Sara dhe Ledion Liço po kalojnë një nga periudhat më të bukura të jetës së tyre me familjen që kanë krijuar. Çifti i famshëm kanë dy djem, London dhe Roman, të cilët për ta janë bekimi më i madh. /News31

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *