Sara habit me deklaratën: “Jam single, nuk kam qenë ndonjëherë e lidhur me Atdheun!”



Sara Malaj ishte dje e ftuar në “Top Arena” përballë Antonela Berishaj ku foli më shumë për eksperiencën e saj në “Për’puthen”. Ndërkohë që vetë autorja e programit Olsa Muhameti konfirmoi se ajo dhe Atdheu ishin çift, e madje ky i fundit tha në një intervistë në “Shqipëria LIVE” se lidhja me ish-konkurrenten ishte bërë aq serioze sa ia kishte prezantuar familjes, Sara ka habitur me deklaratën e saj. Ajo ka pranuar se është single dhe tha se me të riun kosovar nuk ka qenë ndonjëherë e lidhur. Kur Antonela e pyeti si është situata e saj sentimentale, Sara u përgjigj: “Jam shumë shumë mirë. Jam single. Nuk kam qenë ndonjëherë e lidhur këto kohë. Kam qenë në njohje e sipër. Jam shumë mirë. Po e shijoj lirinë time për momentin. Kam gjetur paqe me veten.”

Më pas ish-konkurrentja shkodrane e pyet: “Do me thënë nuk je për momentin me Atdheun?”. “Jo jo”, ka konfirmuar Sara.

Bukuroshja bionde më pas shtoi se marrëdhënia e tyre nuk ka qenë lojë, por tha me shaka se Atdheu pëlqen më shumë brunet.

“Në asnjë moment nuk ka qenë lojë. Pëlqimi ka qenë si nga unë si nga ai. Thjesht mospërputhje karakteresh nuk ishim për njëri-tjetrin. Ai ka qef më shumë brunet mi motër, kot u lodhëm ne të dyja” u shpreh Sara, teksa theksoi se për të Atdheu është një etapë e mbyllur. /News31

.



Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *