Nëse keni nevojë për ndihmë rreth veshjeve që janë në trend këto kohë një ide shumë të mirë na e kanë dhënë Elvana Gjata dhe Sara Hoxha. Të dyja njihen si të apasionuara pas modës, veshjeve, trendeve të fundit dhe nuk zhgënjejnë me zgjedhjet e tyre. E duket se së fundmi kanë qenë në një mendje. Elvana lançoi para pak javësh këngën e saj të re “Loti” ku u vlerësua shumë edhe për paraqitjen e saj. Në një pjesë të klipit ajo shfaqej mbi makinë e veshur me një kostum ( set) i përbërë nga dy pjesë, një xhaketë dhe fund asimetrik. Xhaketa është e shkurtër dhe me supe katrore. Të njëjtën zgjedhje ka bërë edhe Sara para pak ditësh për festën e ditëlindjes së saj. Të dyja vajzave kjo veshje u shkon shumë dhe nuk duhet të mungojë as në garderobën tuaj.

Në fakt këtë trend të ri e kemi parë kudo këto kohë. Shumë marka që nga 18 Street Vintage te Elif Studios kanë bërë gjëra të mahnitshme me to. Ata janë tepër miklues, të rehatshëm dhe me ndërhyrjet e kombinimet e duhura mund të bëhen një element kryesor në dollapin tuaj për vitet që vijnë. Pjesa e supeve në formë katrore është një tjetër plus i madh për këtë trend.

Është bukur të bësh një pushim nga klasikja dhe të gjesh diçka të re për të veshur. Dhe këto sete janë një zgjedhje e menjëhershme, që ndryshe nga kostumet e tjera ofrojnë një dizajn minimalist dhe mjaft tërheqës për të fituar vëmendje.

a”
data-cycle-paused=”true”
data-cycle-prev=”#gslideshow_prev”
data-cycle-next=”#gslideshow_next”
data-cycle-pager=”#gslideshow_pager”
data-cycle-pager-template=” 
data-cycle-speed=”750″
>
fcec7e1181dd995e9b106bd22d9ab88a

ffa015ae378f7a791878ca6e9311dcfd

b0b0ee8892c10b5c8f927e48f6ecbfa8

07b9f7f9ca29f770feb23b028995f5d8

f10fa67b87709ccef747a61c4973d2ac

6d23e028e84de9c4731c8b7d90c01db7

4b2f352fb61017d09edfff946df2f2b1

20210626_113704

<
>

/News31

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here