Plazhet publike i jane kthyer se fundmi qytetarëve duke larguar shezlonget private, por ankesat e pushuesve të moshuar në Sarandë, janë më të çuditshmet këtë Verë.

Ata kërkojnë rikthimin e shezlongëve.

“Kam 15 vite që vijë gjithmonë  në Sarandë, sepse më pëlqen shumë Saranda, por sivjet mbetëm shumë të pakënaqur. S’kemi ku të vendosim çadrat. “

“Nuk na sjellin, shezlongët siç na i kanë sjellë vit për vit, se moshë e madhe jemi, nuk ulemi dot”.

Të ardhur nga qytete të ndryshme, shprehen se në përgjithësi qyteti dhe plazhi u pëlqen, edhe pse ujërat e zeza nuk janë eleminuar tërësisht.

“ Më pëlqeu Saranda. Uji është shumë i pastër. “

Kjo video tregon se si kanë plasur ujërat e zeza në plazhin publik të Çentralit.

“Ka pasur, por dje janë larguar të gjithë mjetet e lundrimit në bankina qendrore këtu afër plazhit.”

Bashkia Sarandë ka 155 stacione plazhi, ndërkohë që vetëm 20% e sipërfaqes së plazhit është lënë e lirë për qytetarët që nuk duan të paguajnë tek privati.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here