Bashkimi Evropian ka miratuar një vlerë të unifikuar për të 27 vendet e saj, mbi sasinë e parave që një udhëtar mund të ketë me vete në vendkalimet kufitare.

Duke nisur nga dita e sotme, 3 qershor, në të gjithë Unionin hyjnë në fuqi rregullat e reja për kontrollin e parave cash si dhe sendet me vlerë që hyjnë dhe dalin nga BE.

Nëse jeni për shembull në Gjermani dhe jeni duke fluturuar drejt Tiranës dhe keni deri në dhjetë mijë euro me vete ose ekuivalentin e kësaj vlere në valutë tjetër, nuk jeni të detyruar të deklaroni shumën në pikat kufitare.

Nëse keni 10 mijë euro e më shumë, çdo udhëtar që hyn në BE apo del prej saj, duhet të plotësojë një deklaratë ku justifikon burimin e parave dhe qëllimin e transportimit të tyre.

Komisioni Evropian thotë se rregulli i ri është pjesë e përpjekjeve të BE për të luftuar pastrimin e parave dhe financimin e terrorizmit.

Rregullat e reja do të sigurojnë që autoritetet kompetente dhe njësitë kombëtare të inteligjencës financiare në secilin shtet anëtar të kenë informacionin e nevojshëm për të monitoruar dhe trajtuar flukset e parave që mund të përdoren për të financuar veprimtari të paligjshme.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here