Shumë shpejt shqiptarë do mbërthehen pas ekranit të Top-Channel për të ndjekur Big Brother Vip që vjen pas 4 vitesh mungesë dhe me një ndryshim të madh, pasi këtë vit do jenë banorë vetëm personalitete të njohura të ekranit.

Por teksa në media po flitej se cila do të ishte prezantuesja e këtij spektakli Luana Vjollca apo Arbana Osmani, pyetje e cila ende nuk ka një përgjigje, janë shtuar zërat se autore e Big Brother Vip është Olsa Muhameti, autorja e Për’Puthen.

Një ndjekës e ka pyetur atë gjatë një bashkëbisedimi në InstaStory se sa mundësi ka që ajo të jetë autore e “BB VIP”.

Olsa ka folur për herë të parë në lidhje me këtë temë dhe është përgjigjur prerë: “Asnjë!”.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here