Producenti Turjan Hyska ishte i ftuar në “Kur thin e Piter Pan”, përballë gazetarëve të vegjël, për të folur më shumë mbi marrëdhënien me Orindën, njohjen e tyre dhe pritjen e ëmbël.

Turi tregoi se është shumë i lumtur që do bëhen me vajzë dhe zbuloi se kanë vendosur që emri i saj të fillojë me A. Një nga vogëlushet i bëri një pyetje Turit dhe për gjatësinë mes tij dhe Orindës dhe producenti ktheu një përgjigje epike.

“Unë ty të kam parë në televizor bashkë me Orindën dhe Orinda më është dukur pak më e gjatë se ty. Ti ndjen siklet për këtë gjë? Dhe a i ke thënë ndonjëherë Orindës të mos veshë taka se dukem më e shkurtër se ty?”

“Shiko pas një burri të suksesshëm fshihet një grua e gjatë”, u përgjigj Turi duke shkaktuar të qeshura. “Unë jam i lumtur që i kam ngjarë mamit, por nuk jam i lumtur që i kam ngjarë fisit të mamit, se po të kisha ngjarë nga fisi babit do isha 1.85cm. Unë dola 1.76. Unë jam i lumtur që jam burri Orindës, për gjatësinë ndonjëherë më vjen keq kur vesh ndonjë takë të lartë, po çfarë të bëjmë”, u shpreh ai.





.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here