Për Selinën organizohet një festë në shtëpi ku të gjithë mblidhen për ta surprizuar. Selin e Demir që nuk dinë asgjë për këtë surprizë rrezikojnë të kapen mat së bashku. Ata afrohen më shumë me njëtri-tjetrin dhe për pak mes tyre do të ndodhte puthja e parë.

Selin dhe Demir arrijnë të dalin nga situata pa e kuptuar të tjerët sekretin e tyre. Ndërkohë Burak dhe Ferruh gjejnë rastin për të hyrë fshehurazi në dhomën e fotografive të Selinit.

Alara e cila e ka keqkuptuar marrëdhënien e Demirit me Selinën paralajmëron këtë të fundit se do t’i thyhet zemra. Selin nuk ia kursen Alarës.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here