Serbët duke kërcënuar Kosovën me luftë të re, është më shumë me Rusinë se me BE!


Kujt i përket Serbia aktualisht? Evropës apo Azisë, respektivisht Perëndimit, apo Lindjes? Në rrafshin gjeopolitik, ekonomik etj. është e qartë: ajo është pjesë e kontinentit të vjetër dhe duhet t’i përkasë atij. Por historia, jo rrallë, e ka hedhur atë në krahët e Lindjes, respektivisht të Rusisë. Duke kërcënuar Kosovën me luftë të re, ajo, aktualisht është më shumë me Rusinë se me BE!

Shkruan Dr Sadri Ramabaja 

Të gjithë udhëheqësit serb, liderët shtetëror dhe ata të Kishës Ortodokse Serbe, i kanë cilësuar shqiptarët në esencë si perendimor, si pjesë e civilizimit evropjan, ledhin mbrojtës të tij; prandaj ata në raport me shqiptarët, me historinë dhe qenien e tyre, kanë ushqyer edhe ndjesi gjelozije. Jo rrallë, ata i ka fascionuar shpirti krijues, por edhe aftësia për mbijetesë që kishin shqiptarët. Shih për këtë, tendenca për t’i prezantuar shqiptarët në perendim si ,,kolonë e pestë e islamit politik” në trupin e Evropës Juglindore, sa më shumë që brezat e politikanëve perendimor kanë njohur historinë e kësaj pjese të kontinentit të vjetër në përgjithsi, e atë shqiptare në veçanti, ju ka dështuar. Sidoqoftë, kjo luftë speciale e Serbisë gjatë shekujve të ngjizjes së vetëdijës nacionale të popujve edhe në Evropën Juglindore, sdomos gjatë Rilindjes nacionale greke e serbe, pati efekte të ndjeshme që qenë përkthyer në mbështetje të zgjerimit hapsinor të Greqisë dhe Serbisë në dëm të Shqiprisë dhe shqiptarëve, madje edhe për tolerimin e Serbisë që ta trajtojë Kosovën për gadi një shekull (1912- 1999) si koloni të saj.
Evropa e ka trajtuar Serbinë që nga njohja e saj si shtet i pavarur (1878- Kongresi i Berlinit) edhe si partnerin e saj serioz në Evropën Juglindore. Ndërkaq, pas LPB, bashkimi i sllavëve të jugut nën siglën e Jugosllavisë, do të shërbejë për Francën dhe Anglin edhe si partner strategjik, respektivisht si ledh kuadër influencës gjermane në rajon. Këto raporte janë kultivuar ndjeshëm edhe gjatë luftrave brenda truallit të ish Jugosllavi në dekadën e fundit të shek-20-të, duke favorizuar interesat serbe pothuajse hapur. Krijimi i Republikës Serbska në Bosnjë dhe imponimi i saj në marrëveshjen e Dejtonit, mund të shihet edhe si korigjim i historisë dhe rikthim tek projekti serb para,,Krizës së Lindjes- 1875” për zgjerimin e Serbisë në krahun verior- në truallin e Bosnjës. Ndërkaq, aktualisht Serbia mbështet në procesin integrues në BE, sidomos në rrafshin ekonomik, më shumë se cilado republikë tjeter e ish Jugosllavisë. Serbia ndërkohë është vendi ku investitorët perendimor, sidomos ata gjerman e austriak, kanë derdhur miliona euro. Mes viteve 2007 dhe 2014përmes instrumenteve për ndihmë (IPA) janë investuar në vendet e Evropës Juglindore rreth 5,1 mrd. EURO. Të gjitha këto të projektuara për realizim të projekteve nacionale dhe rajonale, prej tzre vetëm Serbia ka përfituar 1,385 mrd. EURO. Ndërkaq për periudhën 2014‐2020 vetëm Serbia logaritet se do të përfitojë mbi 1,508 mrd.[1]
Kujt i përket Serbia aktualisht? Evropës apo Azisë, respektivisht Perendimit, apo Lindjes? Në rrafshin gjeopolitik, ekonomik e tj. është e qartë: ajo është pjesë e kontinentit të vjetër dhe duhet t’i përkasë atij. Por historia, jo rrallë, e ka hedhur atë në krahët e Lindjes, respektivisht të Rusisë. Nëse dy shekujt e fundit kanë dëshmuar se Rusia i përket sa Evropës aq edhe Azisë, kjo dilemë nuk është për Serbinë. Serbët nuk mund të jenë tutje evropianë ambivalent. Ky identitet dubioz, në rirreshtimet e reja gjeopolitike, që pritet të marrin fund me aderimin e të gjitha shteteve të Evropës Juglindore në NATO dhe BE, merr fund. I ashtuquajturi ,,Rrethim demokratik” i Serbisa ka filluar që me aderimin e Rumanisë dhe Bullgarisë në NATO-ja dhe BE-ja dhe do përmbyllet me aderimin e Malit të Zi dhe Maqedonisë së Veriut. Ksova, edhe poqëse njihet nga Serbia përjetësisht, eshtë pjesë e natyrëshme e Shqiprisë, ndërkaq përmes krijimit të federatës shqiptare,rrjedhimisht do të bëhet pjesë e NATO-s dhe shpejt edhe e BE-së. Serbët, elita intelektuale dhe para se gjithash ajo klerikale, asnjëherë nuk e kanë ndje veten si pjesë integrale e evropjanëve të bindur. Kjo ambivalencë është edhe më e theksuar sot. Me gjithë përpjekjet e Evropës, madje edhe pse është trajtuar si e perkdhelura e rajonit, euroskepticizmi në Serbi ka shënuar rritje, ndërkaq përparimi me Rusinë është demonstruar fuqishëm. Kjo po ndodhë sidomos në rrafshin strategjiko-ushtarak, meq Serbia nuk dëshmon vullnet politik për integrim në strukturat e sigurisë euroatlantike, që janë parakusht qensorë për integrim në BE. Vetëm dalja e saj nga labirinti i kompleksit historik në raport me shqiptarët, e bënë atë të aftë e të maturuar për integrim në familjen evropjane, respektivisht të gatshme për koegzistencë me civilizimin perendimor.

Procesi i Berlinit i ka dhënë përgjigje dilemës serbe se kujt i përket: Evropës apo Azisë, respektivisht Perendimit apo Lindjes. Por, ky proces gjithëashtu e ka paralajmruar qartë Serbinë se, ka përfunduar tashmë epoka e ekspanzionizmit serb në dëm të shqiptarëve.

*

Në librin e saj me titull sinjifikative ,, Rusia e Putinit”, Angela Stent, potencon rolin e Evropës, jo vetëm si ide dhe model, por edhe si realitet gjeopolitik. ,, Evropa shikuar në rrafshin historik, në të gjitha këndëvështrimet, për Rusinë ishte e rëndësisë së vëçantë: si ide politike, si model ekonomik dhe si realitet gjeopolitik, që ia ka mundësuar Rusisë shëndërrimin në fuqi botërore dhe të mbesë e tillë edhe sot. ,,Evropa” si ide përbën koncepte që ishin në përputhje dhe varshmëri me iluminizmin: Rolin dhe rëndësinë e individit, reprezentimin politik, tolerancën religjioze, përkufizimin e fuqisë së sunduesve, krijimin e shtetit të së drejtës, e me vonë edhe të vetë zhvillimit të kapitalizmit dhe demokracisë”.[2] Ndërkaq për Serbinë, Evropa, respektivisht shtetet si Franca, Anglia etj. do të bëheshin protektorë të mirëfillt të saj, duke ngelë sot aleatët e saj më besnik, e duke e përkthyer këtë aleancë reale me mbështetjen e fuqishme që ia bëjnë në rrugën e saj për integrim në BE, qoftë edhe me kushtin që ajo (pra Serbia), ta ruaj statusin neutral në raport me NATO-n. Si realitet gjeopolitik, ndërkohë, pas konfrontimeve të ndjeshme të Gjermanisë me Rusinë që ndërlidhen me aneksimin e Krimes nga ana e Rusisë dhe tendencat e hapura të Moskës .për krijimin e zonave të konfliktit të ngrirë në Ukrainën lindore, ajo, pra Evropa, merrë peshë edhe më të madhe. Në këtë vorbull ngjarjesh të reja që po imponon rirreshtimi gjeopolitik i Evropës dhe fuqive tjera rajonale, çështja për Serbinë shtrohet si vijon: a ka gjasa që ajo (Serbia) të mbetet forcë dominuese në Evropën Juglindore edhe në shek. 21, ashtu si ishte duke qenë timonjere e Jugosllavisë për mëse tetë dekada, madje pa ndihmën e drejtëpërdrejtë të Evropës?

Nevojat urgjente të Serbisë që të gëzojë mbështetje ekonomike nga Evropa për të sanuar humbjet që i kanë shkaktuar katër luftra radhas dhe sidomos pas humbjes së kolonisë së saj -Kosovës (1999), e kanë motivuar Beogradin që të ruajë e kultivojë pajtushmëri politike me qendrat politike të Evropës, tashmë në përmbyllje të BREX-i tit, sidomos me Berlinin dhe Parisin, por edhe të reagojë pozitivisht në raport me shestimet e këtyre qendrave dhe iniciativat e tyre për integrimin e Evropës Juglindore (Ballkani Perendimor sip o e clësojnë ndrzshe) si tërsi në BE në përputhje me interesat gjeopolitike të perendimit. Këto politika e kanë sjellë Beogradin me afër Evropës dhe, paqëse pajtohet me realitetin e ri politik të krijuar tashmë me Republikën e Kosovës, gjasat janë që brenda dekadës së tretë të këtij shekulli, Serbia përfundimisht të shkëputet nga influenca Ruse dhe të bëhet pjesë integrale e BE-së, respektivisht pjesë e një realiteti të ri gjeopolitik, që de fakto nënkupton një Evropë të re edhe më të bashkuar.

Por, a ka gjasa që ky hap historik të bëhet tashti, kur në krye të Serbisë janë pinjollët e Millosheviqit? Vështirë e besueshme. Nëse kihet parasyshë fakti se, në fushën e sigurisë Serbia gjithënjë e më shumë po bëhet e ndërvarur nga Moska, ndërkaq liderët serbë mbrojnë publikisht pikëpamjen se ,, Serbisë nuk do të duhej t’i imponohet zgjedhja mes BE-së dhe Rusisë”, realiteti i ri gjeopolitik shtyhet tutje.
Vetëm shkuarja në histori e nomenklaturës aktuale politike serbe, krijon parakushtet që realiteti i ri gjeopolitik i Evropës të përmbyllet në dekaden pasuese.
_______

1. Burimi: Parlamenti Europian https://www.europarl.europa.eu/doceo/document/P-8-2016-007585_DE.html
2. Angela Stent, Putins Rusland, Hamburg 2019, f.71

The post Serbët duke kërcënuar Kosovën me luftë të re, është më shumë me Rusinë se me BE! appeared first on Roba Da Albanesi .