Sërish shoqe? Jasmina dhe Ola shfaqen bashkë dhe tani nuk dimë ç’të mendojmë!





Miqësia mes Jasmin Kadriut dhe Ola Zenelaj është një nga më të diskutuarat në “Për’puthen”. Në fillim kjo e fundit u paraqit si armike e bukuroshes brune duke zbuluar se ato kishin qenë shoqe e nuk flisnin më me njëra-tjetrën. Gjatë një përballje në emision dyshja tregoi se marrëdhënia e tyre u ndërpre pas një udhëtimi në Maltë dhe shtoi se kanë jetuar bashkë dhe shpesh kanë pasur përplasje për gjëra të ndryshime në lidhje me jetesën. Pavarësisht se ato pranuan më vonë se armiqësia mes tyre nuk ishte fare e vërtetë por u bë për efekt të spektaklit, së fundmi Ola tha në “Top Arena” se nuk flet më me Jasminën duke mos treguar arsyen.

Pas gjithë kësaj drame, dyshja janë shfaqur sërish bashkë e tani nuk dimë ç’të mendojmë! Jasmina ka publikuar një story pas plazhi para pasqyrës pranë Olës ku duket se çdo gjë mes tyre po shkon për mrekulli. A janë sërish shoqe? Kjo mbetet për t’u parë pasi me sa na kanë treguar asgjë nuk është e sigurt në raportin e tyre. /News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *