Anëtari i Kryesisë së PD-së, Fatbardh Kadilli, ka mbërritur në Selinë e Partisë Demokratike, ku ka dorëzuar kërkesën zyrtare për të kandiduar në zgjedhjet për kreun e ri të kësaj force politike.

Në një prononcim për mediat Kadilli tha se kjo garë është asimetrike, por ai shtoi se ndihet shumë më tepër superior para kreut të PD-së, Lulzim Basha. Mes të tjerash Kadilli parashtroi disa nga virtytet e tij politike, duke shtuar se nuk ka për t’i tradhtuar kurrë demokratët.

“Dorëzova edhe formalisht kërkesën për kandidimin për kreun e PD-së. Është një moment shumë i rëndësishmë në PD, është një moment kthese. Ndonëse është një garë asimetrike sa i përket mjeteve në dispozicion të kandidatëve. Ne kemi kryetarin që nuk del nga zyra. Por ka dhe një asimetri tjetër, është asimetria morale në të cilën ndjehem shumë herë më superior. Vij në këtë garë dhe ballafaqohem me vlerat, zotësia për të mbajtur fjalën e dhënë, aftësia e demonstruar në 30 vite për të qenë besnikë me institicionin e PD-së, jam njeriu që kam kontribuar me pastërti, nuk do të tradhëtoj asnjë nga demokratët edhe në këtë proces”, tha ai.

Zgjedhjet për kryetarin e ri të PD priten të mbahen më 13 qershor. Grupi ‘Për PD’ mendohet se do propozojë emrat e Edith Harxhit dhe Ibsen Elezit.

.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here