SHBA shpalli “non grata” Berishën/ Manastirliu: Këmbanë alarmi, të gjithë jemi të barabartë para ligjit

Ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Ogerta Manastirliu, ka komentuar vendimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për të shpallur “non grata”, ish-kryeministrin Sali Berisha dhe familjen e tij.

Komenti i ministres ishte i shkurtër, e tha se nëse DASH ka mbledhur të dhëna e fakte, e ka arritur në një përfundim të tillë, atëherë është e pavend sipas saj të komentohet më tej. Ajo pranoi, se ky vendim do të jetë një kambanë alarmi për politikën shqiptare.

Si pjesë e kabinetit qeveritar do të doja një mendim për vendimin e DASH për shpalljen “non grata” të Berishës?

Ogerta Manastirliu: Është një vendim i DASH. Është një vendim që ka ardhur pas një vlerësimi në kohë të gjatë. Për sa kohë që është DASH dhe flitet për SHBA, aleatin tonë, besoj që ky vendim nuk ka vend për koment.

Këmbanë alarmi për të gjithë?
Ogerta Manastirliu: Mesazhi është i qartë, tregon që të gjithë janë të barabartë përpara ligjit, edhe zoti Berisha.

Sakaq, ministrja Manastirliu foli për sigurimin e mandatit të tretë, sfidat më të mëdha që është përballur gjatë kësaj periudhë pandemie, si dhe, projektet e punët që do të çohen përpara në këtë mandat.Kujtojmë se tre ditë më parë, në një mesazh në “Twitter” Sekretari i Shtetit, Antony Blinken, shkruan se Berisha dhe familja e tij janë shpallur zyrtarisht të papërshtatshëm për të hyrë në SHBA dhe prandaj edhe ju ndalohet hyrja në vend.

.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *