IZRAEL

Të paktën 44 persona humbën jetën dhe më shumë se 100 të tjerë u lënduan gjatë një festivali fetar në veri lindje të Izraelit.

Kryeministri Benjamin Netanyahu e përshkroi ngjarjen një  “katastrofë të rëndë” dhe tha se po lutej për vik timat.

Dhjetëra mijëra hebrenj ortodoksë morën pjesë në festival, duke e bërë atë eventin më të madh në Izrael që nga fillimi i pandemisë.

Sipas raportimeve paraprake incidenti ndodhi nga një panik i shkaktuar kur njerëzit rrëshqitën nga shkallët, pasi një pjesë e strukturës së ndërtesës u shemb.

Në vendngjarje mbërritën dhjetëra ambulanca ndërkohë që të plagosurit rëndë u dërguan me helikopterë në spital. Ushtria u shpreh se trupat e kërkim-shpëtimit ishin vendosur gjithashtu në vendin ku zhvillohej festivali me karakter fetar.

Më herët, gjatë ditës, zyrtarët thanë se nuk ishin në gjendje të zbatonin kufizimet e vendosura prej COVID-19 për shkak të turmave, të cilat ishin shumë të mëdha dhe të pamundura për t’u menaxhuar.

Përpara se e gjitha ngjarja tragjike të ndodhte, Policia raportoi se kishte arrestuar dy persona si pasojë e përpjekjes së tyre për të prishur rendin.

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here