Sherri për xhelozi se i ngacmoi gruan, detaje të reja nga plagosja që tronditi qytetin –



Detaje te reja kane dale sot pas sherrit me thika mes dy fqinjëve dje.

Ngjarja ndodhi gjatë ditës së djeshme rreth orës 11:00, në lagjen “Pavarësia”.

Pilo Sevi ka qëlluar me thi.ke 57- vjeçarin, Ferdinant Petriti, ngjarje e ndodhur rreth mesditës së të enjtes pranë shkollës “24 Maji” të qytetit bregdetar të Vlorës.

“Rreth orës 11:00, në lagjen ‘Pavarsia’, si pasojë e një konflikti të çastit, për motive të dobëta, është goditur me mjet prerës(thi.ke), shtetasi F. P., 57 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu ka shoqëruar në ambientet Policore autorin e dyshuar, shtetasin P. S., dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes”, sqaron Policia lokale.

I plagosuri u dërgua me urgjencë drejt Spitalit të Vlorës menjëherë pas ngjarjes së regjistruar në një ambient publik.

Burime jo zyrtare bëjnë me dije se ngjarja ka ndodhur për shkak të ngacmimit të gruas së autorit të dyshuar dhe ky i fundit i ka dalë në rrugë 57- vjeçarit, duke u përleshur fizikisht me të dhe më pas e ka qëlluar disa herë me thi.ke.

Pas sherrit, në rrugë kanë dalë edhe banorë të tjerë, në përpjekje për t’i ndarë. Forcat e rendit kanë shkuar më pas në vendin e ngjarjes, duke prangosur autorin e dyshuar. Duket se pas ngjarjes janë motivet e xhelozisë midis fqinjëve.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *