TIRANË– Çadra nuk duhet t’ju mungojë përgjatë gjithë ditës pasi sot nisin reshjet e shiut që do të zgjasin gjithë javën. Dita e sotme do të nisë me kthjellime të pakta dhe vranësira të shpeshta, të cila gjatë paradites pësojnë zhvillim duke sjellë shira të izoluar dhe të pakët në veri dhe pjesërisht qendër.

Sipas Meteoalb, këto kushte të motit mbeten deri pasdite vonë kur reshjet e pakta përfshijnë gjithë vendin tonë.

Temperaturat e ajrit rriten sërish në mëngjes por ulen në mesditë duke luhatur vlerat ekstremale ditore nga 7°C deri në 20°C.





.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here