Shifra të frikshme nga INSTAT, aksidentet u rritën me 32.9% në gjysmën e parë të vitit





Instituti i Statistikave, INSTAT, ka publikuar shifra të frikshme sa i përket aksidenteve në vendin tonë. Sipas një raporti të publikuar sē fundmi, vërehet se aksidentet në gjysmën e parë të vitit u rritën me 32.9%, krahasuar me të njëjtën periudhë një viti më parë. Kjo rritje shpjegohet edhe me masat kufizuese të një viti më parë të cilat mund të kenë ndikuar në reflektimin e një shifre më të lartë në këtë vit kur nuk ka pasur masa kufizuese dhe karantinë.

“Në muajin Qershor 2021 numërohen 124 aksidente rrugore nga 115 aksidente të ndodhura në muajin Qershor 2020, duke u rritur me 7,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar. Për shkak të masave kufizuese në qarkullim në Qershor 2020, krahasimi i numrit të aksidenteve paraqitet me një rritje më të lartë gjatë këtij muaji. Për rrjedhojë edhe krahasimi gjashtëmujor paraqitet me një rritje prej 32,9 %, ku numërohen 671 aksidente rrugore nga 505 aksidente të ndodhura në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020 Në muajin Qershor 2021, numri i të aksidentuarve (të vra.re dhe të pla.gosur) është 161 persona nga 143 që ishte në të njëjtën muaj të një viti më parë. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021, numri i të aksidentuarve është 875 persona nga 656 persona në gjashtëmujorin e parë të vitit 2020. Në muajin Qershor 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 15 persona nga 16 persona të vdekur në Qershor 2020. Në gjashtëmujorin e parë të 2021, numri i të vdekurve nga aksidentet rrugore është 105 persona nga 74 persona të vdekur në të njëjtën periudhë të një viti më parë” vlerëson INSTAT.

Shkak në shumicën e rasteve për aksidentet janë bërë sjellët e drejtuesve të mjeteve dhe grupi me më shumë aksidente është ai i 25-34 vjeç.

Në qershor të këtij viti aksidentet rrugore, në 86,3 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së drejtuesit të mjetit. Numri më i lartë i aksidenteve në këtë periudhë është kryer nga grup-mosha 25–34 vjeç, duke zënë 29,0 % të numrit të aksidenteve gjithsej. Aksidentet në këtë grup-moshë janë ulur me 14,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Në gjashtëmujorin e parë të vitit 2021, aksidentet rrugore, në 17,6 % të rasteve, kanë ndodhur si pasojë e sjelljes së këmbësorit. Gjatë kësaj periudhe, numri i aksidenteve sipas sjelljes së këmbësorit është rritur 45,7 %, krahasuar me një vit më parë.

/News31

.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *