Një video virale në rrjet ishte ajo e që vjen nga qyteti Hallein në Austri.

Qyteti ndodhet pranë kufirit me Gjermaninë, dhe ishte një nga vendet më të goditura të Europës nga përmbytjet e kësaj jave, që lanë pas qindra vik.tima në të gjithë kontinentin.

Në qytet u krijua një rrjedhë e madhe uji prej reshjeve, dhe çifti turk Salih dhe Ayse Karaaslan u gjetën përballë një situate tejet të vështirë.

Ata u përpoqën të kalonin rrugën ku ndodhej restoranti i tyre, në momentin që filluan përmbytjet.

Ata vendosën të kalonin nëpër ujërat e furishme, por u morën me vete nga rryma e fortë.

Në atë moment, fqinji i tyre Alexander Eisenmann u hodh në ujë dhe e tërhoqi çiftin në një vend të sigurt pas një beteje të rëndë.

Videoja e shpëtimit u nda nga zëvendësministri i Jashtëm turk, Yavuz Selim Kıran, i cili gjithashtu lëshoi një falënderim në internet për Eisenmann, me një mesazh vlerësimi në gjermanisht. “Veprimi heroik i Eisenmann, i lindur nga përgjegjësia humanitare, vlen të vlerësohet. Ne i japim falënderimet më të përzemërta”, ka shkruar Kıran në Twitter.

Videon e shihni duke klikuar ketu

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here