Bente namin duke shitur bileta avioni fallso, kapet 32 vjeçarja ne Tiranë

 

Policia e Tiranës ka arritur te kape pas tre vitesh shtetasen Marida Shehi, 32 vjeçe nga Vlora, pasi ishte dënuar me 3 vite burg.



Ajo së bashku me bashkëshortin e saj Saimir Shehi 34 vjeç u shpallën në kërkim në vitin 2017 pasi u kishin shitur bileta të pavlefshme një familjeje që do të udhëtonte drejt Italisë.



Asokohe ajo u denoncua dhe nga dy qytetarë të tjerë. Në zyrat e Antikrimit Ekonomik u paraqitën një 57-vjeçar dhe një i ri 27 vjeç, të cilëve iu refuzua udhëtimi drejt Turqisë dhe Italisë, pasi biletat e tyre kanë rezultuar të pavlefshme.



Sajmir dhe Marida Shehi hiqeshin si biznesmenë dhe mas htronin njerëzit përmes një agjencie turistike që kishin të regjistruar në emër të tyre. Ata akuzohen se kanë mashtruar persona të ndryshëm duke u “shitur” paketa turistike dhe bileta avioni me vlerë nga 900 deri në 1200 euro.

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *