Nje tjeter nga togat e zeza del jashte sistemit te drejtesise. Shkarkohet nga detyra gjyqtarja e Gjykatës së Apelit Tiranë, Zegjine Sollaku.

Vendimin e shpalli sot në seancë kryesuesja e trupës gjykuese të Komisionit të Pavarur të Kualifikimit, Xhensila Pine.

HETIMI

Hetimi administrativ për Zegjine Sollakun u krye nga trupa gjykuese që kryesohet nga Xhensila Pine, me relator Lulzim Hamitajn dhe anëtare Suela Zhegun. Në cilësinë e vëzhguesit ndërkombëtar ishte i pranishëm Francesco Ciardi. Gjyqtarja e Apelit ishte e pranishme në seancë dëgjimore publike, ndërsa shoqërohej nga bashkëshorti i saj, ish-Prokurori i Përgjithshëm, Theodhori Sollaku, në cilësinë e avokatit të saj.

Gjatë seancës dëgjimore u evidentuan pasaktësi në deklarime dhe mungesa burimesh financiare në vlerën totale 7 milionë lekë.

Sipas raportit të Komisionit, bashkëshortët Sollaku kanë në pronësi 8 apartamente, të verifikuara nga hetimi administrativ, disa garazhe, si dhe dy makina. Gjyqtarja u vlerësua pozitivisht për pastërtinë e figurës, si dhe nuk u evidentuan probleme për kriterin e profesionalizmit. Në raport thuhet se nuk janë gjetur indicie edhe në 58 denoncimet e kryera nga publiku, ku 20 prej tyre kanë qenë të përsëritua dhe të depozituara nga i njëjti person. Relatori Hamitaj tha se gjatë hetimit për profesionalizmin janë evidentuar vonesa në fillimin e seancave gjyqësore ose në dorëzimin e vendimeve të arsyetuara.

Avokati Sollaku e kundërshtoi gjetjen e komisionit.

Ai tha se, sikurse ka rezultuar edhe nga hetimi administrativ, të gjitha transaksionet financiare janë kryer nga ana e tij, ndërsa shtoi se e shoqja gjyqtare kishte qenë gjithmonë e fokusuar te detyra. Ai paraqiti para komisionit një përmbledhje të bilanceve të të ardhurave dhe shpenzimeve të tij që nga viti 1991 e në vijim, duke pretenduar se ka pasur burime të mjaftueshme të ligjshme për krijimin e pasurive.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here