LSI ka marrë një goditje shumë të rëndë në zgjedhjet e 25 prillit. Në Shkodër, deri në këto momente janë numëruar 98.7% e votave dhe Partia Demokratike ka kryesuar me 43.9%, e ndjekur nga Partia Socialiste me 28.3 %.

Surpriza në këtë Bashki është se PSD e Tom Doshit ka arritur të lerë mbrapa LSI-në e cila ka marrë vetëm 9.1% të votave.

Partia Socialdemokrate ka 15.12% dhe projeksioni i mandateve deri tani është PD 5 mandate, 3 PS, 2 PSD dhe 1 LSI.

 

 


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here