Shkodra në pikë të hallit, banorët një pjesë nën ujë e të tjerët të bllokuar nga bora

0
12




Stuhia e dëborës dhe ngricave dëshmoi edhe njëherë tjetër se Shqipëria është e papërgatitur për raste emergjencash dhe mbi të gjitha se mungon infrastruktura rrugore.

Të gjitha akset kombëtare u bllokuan dhe në rast të një emergjencë shëndetësore, ishte e pamundur tu vije në ndihmë të sëmurëve, sepse rrugët tona nuk e kanë korsinë e emergjencës, ndërsa firmat që fitojnë tenderat e mirëmbajtjes ishin të gjitha në gjumë.

Ato i marrin jo pak, por miliarda lekë shtetit në vit, e në fund nuk e kryejnë punën që ju është besuar, aq më shumë në këto kohë kur parashiket e motit bëhen me javë dhe nuk janë të papritura.

Nuk ka qoftë edhe një qytetar që prej ditësh në telefonin e tij nuk ka parë që moti do të jetë i acartë në fundjave dhe javën e ardhshme. Këtë gjë nuk e kishin bërë vetëm ministritë e linjës dhe këto firma, që vetëm pasi plas skandali me bllokime rrugësh e qytetarë që rrezikojnë jetën, kujtohen të zbresin në terren për të vepruar.

Në qarkun Shkoder shqetësimet më të mëdha i patën zonat malore, akset rrugore që lidhin Shkodren me Razmën, Vermoshin e Lepushën, Thethin, apo Pukën, që patën ngrica, rrëshqitje e një pjesë e tyre janë ende të bllokuara. Skandali i mirëmbajtjes së rrugëve është denoncuar herë pas here si nga vetë qytetarët, ashtu edhe mediat, por institucionet si gjithmonë heshtin dhe bëhen palë me firmat të cilat gllabërojnë tenderat duke shkelur ligjin.

Kur një kompani nuk ndërhyn, ajo jo vetëm duhet ndëshkuar, por edhe penalizuar që të mos jetë më pjesë e asnjë tenderi publik, siç vendet e rajonit apo e Europës e aplikojnë prej vitesh këtë praktikë pune, e cila ka dhënë rezultate. Në Shqipëri jo vetëm ndërtohet pa standarte, por edhe mirëmbajtja është e tillë, duke dëshmuar anën e errët të funksionimit të sistemit. /ShkodraNews





LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here