Themeluesi i grupit “Karajfilat që ka Shkodra” eshte ndare nga jeta. Lajmin per vdekjen e Berhan Nehanit e ka dhene kryebashkiakja e Shkodes permes nje postimi prekes.

Postimi i Voltana Ademit

Ndarja nga jeta e zotni Berhan Nehanit, është një lajm i trishtueshëm për artin dhe Shkodrën tonë.
Ndër themeluesit e grupit “Karajfilat që ka Shkodra” por edhe nismëtar i rimëkëmbjes së tij para 5 viteve, zemra e artistit pushoi së rrahuri ditën e sotme, në moshën 76- vjeçare.
Njeri i qeshur dhe i dashur me të gjithë, pasionant i artit dhe muzikës qytetare shkodrane, kështu do ta kujtojmë gjithmonë këtë zotni Shkodre e qytetar model.
Ngushëllime familjes, të afërmve, kolegëve për këtë humbje! Do ta kujtojmë gjithmonë artistin z. Berhan Nehani.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here