Fytyra e koncesioneve korruptive në shëndetësi Ilir Beqjan fundosi PS-në në Shkodër, mori 7 % më pak vota se në 2017. Shqiptarët mesazh Ramës që të heqë dorë sa më parë nga simbolet e aferave

Shqiptarët i kanë besuar Edi Ramës një mandat të tretë qeverisës, edhe falë disa taktikave elektorale, ku i hodhi në erë disa mandate bandës së Ilir Metës, por i kanë dhënë një mesazh të fortë në të njëjtën kohë. Mesazhin e parë Edi Rama e ka marrë nga Shkodra, e cila nuk ka votuar për deputet Ilir Beqjan, simbolin dhe etalonin e korrupsionit në Shqipëri, fytyrën e koncesioneve korruptive në shëndetësi. Jo vetëm kaq, por Ilir Beqja, edhe për shkak të imazhit të tij publik si një ndër ministrat më të korruptuar në Shqipëri, ka fundosur Partinë Socialiste në Shkodër.
Në këto zgjedhje, PS-ja ka marrë mbi 7 % më pak vota se sa zgjedhjet e 2017. Në Shkodër, ku fushatën Edi Rama ia besoi Ilir Beqjes, Partia Socialiste mori në këto zgjedhje rreth 28 % të votave, të konvertuara në 3 mandate.

Në 2017, PS-ja ka marrë 35 % të votave, konvertuar në 4 mandate deputetësh. Në këto zgjedhje, një mandat PS-së ia ka marrë Partia Demokratike dhe Ilir Beqja ka peshën kryesore të përgjegjësisë. Edi Rama e kishte vendosur Ilir Beqjan të katërtin në listën e kandidatëve për deputetë, duke i vënë kështu edhe objektivin që duhej të arrinte, katër mandate në Shkodër, aq sa në 2017. Por, Shkodra ka vendosur të refuzojë Ilir Beqjan, duke mos e votuar për deputet. Në Shkodër marrin mandatin Edona Bilali, Paulin Sterkaj dhe Benet Beci. Ilir Beqja nuk do të jetë pjesë e parlamentit të ri shqiptar. Ky është mesazhi i dytë që Edi Rama merr në raport me Ilir Beqjan. Në vitin 2011, Gjykata Kushtetuese, i hoqi mandatin dhe e përjashtoi nga Kuvendi Ilir Beqjan, pasi e kapi duke vjedhur.

Beqja është ndër të paktët politikanë shqiptarë, i certifikuar me vendim gjykate si hajdut i fondeve publike. Duke qenë deputet, Beqja përlante para publike me anë të kompanisë Intech +, të cilën më pas e kaloi në emrin e një shoku të tij. Edi Rama e futi sërish në Kuvend në 2013 dhe më pas e bëri ministër Shëndetësie, ku Beqja firmosi koncensionet mafioze me vlerë qindra milionë euro. Një nga koncensionet, atë të sterelizimit, me vlerë mbi 100 milionë euro, Beqja ia dha shokut të tij Ilir Rrapaj, i cili kishte një kompani ndërtimi në Peruxhia me vëtëm një punëtor dhe me kapital 1500 euro. Oferta fituese e shokut të Beqjas tejkalonte fondin limit me 9.6 miliardë lekë, para të cilat dyshohet se i kanë ndarë bashkë.

Ilir Beqja, vijon edhe sot të marrë miliona euro tendera me anë të kompanisë Intech + që ka kaluar në emër të shokut të tij. Nga njëra anë merrte fondet publike me kompaninë që ka kaluar në emër të shokut të tij, nga ana tjetër Beqja kërkonte votat në Shkodër për t’u bërë deputet. Por, Shkdora i dha një shuplakë të fortë ashtu si Gjykata Kushtetuese në 2011. Mbetet për t’u parë nëse Edi Rama do ta lexojë si duhet këtë mesazh, apo do ta përfshijë sërish simbolin e korrupsionit në qeverisje!/Pamfleti


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here