Shkodra vijon të lundrojë mbi plehra, e turpshme çfarë bën bashkia

Një skandal i vërtetë po ndodh në qytetin e Shkodres me bekimin e bashkisë dhe të vetë titullares Voltana Ademi, ku qytetarët detyrohen të paguajnë për të pastruar tonelatat me mbeturina të firmave private.

Çdo ditë kontenieret e qytetit tejmbushen prej firmave të mëdha dhe bizneseve që operojnë në qender apo periferi, të cilat në mënyrë flagrante i hedhin mbetjet në këto kontenier, ndërkohë që ligji i ngarkon që të kenë hapësirat e tyre dhe të kryejnë vetë depozitimin në landfild.

Që nga dyqanet e mëdha të veshjeve në qender, e deri tek marketet, të gjitha i hedhin mbeturinat në këto kazanë, duke detyruar firmën e pastrimit të qytetit që ti evadojë si mbeturina të hedhura nga qytetarët, ndërsa pagesa e kostos përfshihet në faturën publike, kur këto firma duhet ta mbulojnë vetë një gjë të tillë.

Heshtja e bashkisë dhe ndërmarrjes së pastrimit është flagrante dhe tejet skandaloze, sepse qytetarët nuk kanë përse të përballen me këtë panoramë në qytet, ku kazanët nuk vonojnë të mbushen e përfundojnë mbetjet edhe në tokë gjatë orareve të ndryshme të dites, sepse pikërisht këto kompani kanë zgjedhur rrugën më të shkurtër.

E njëjta panoramë ndodh edhe në fermentim, atje ku biznesi fason i hedh mbeturinat në të njëjtën formë, duke shkaktuar ndotje të lartë mjedisore. Mos aplikimi i masave nga ana e bashkisë Shkoder dhe heshtja e kësaj të fundit përballë një skandali të tillë, lë të tregojë se Ademi është bërë palë me to, duke mos pyetur për ligjin, e aq më pak për interesin publik, por ka vënë primare lidhjet okulte të saj.

Çdo biznes duhet të ketë kriteret e qarta të funksionimit dhe lidhur me pastrimin duhet të respektojë standartet që parashikohen, sepse ato në asnjë formë nuk mund dhe nuk duhet të funksionojnë si individ. Edhe për këta të fundit çeshtja e mjedisit ka kufizimet e veta, por që në Shkoder janë hedhur të gjitha poshtë, ndonëse familjet paguajnë cdo vit faturën e kripur për pastrimin që qytetit i mungon./ShkodraNews

Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *