411 kutitë me fletët e votimit janë numëruar në Shkodër. Te Partia Demokratike, më i votuari është Zef Hila me 5877 vota, ndjekur nga Bardh Spahia me 5852 vota i renditur i 7-i në listë, i cili pritet të thyejë herësin e listën fitues e për të hyrë në Kuvend. Pas tyre vjen Helidon Bushati 5368 vota. Nard Ndoka ka marrë vetëm 205.

Në listën e PS, e cila mori 3 mandate në Shkodër, më i votuari deri tani është Paulin Sterkaj me 6554 vota, i ndjekur nga Benet Beci me 5450 vota. Ilir Beqaj i renditur i katërti në listë ka marrë 2858 vota duke rrezikuar të mos marri mandat, pasi Stërkaj dhe Beci të renditur i 2 dhe 3 kanë marrë 2-fishin e votave të tij.

E para në listë është Edona Bilali e cila ka marrë 2306 vota por mund të zëvendësohet vetëm me një grua që ka më shumë vota se ajo dhe jo nga një burrë.

Në Shkodër ishte kandidate edhe Jozefina Topalli me partinë e saj të re Lëvizja për Ndryshim. Topalli nuk arriti të sigurojë mandatin për të hynë në kuvend, ndërsa deri tani ka marrë 571 vota preferenciale.


Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here