Shkodranëve u soset durimi, gjejnë marifetin për t’u larguar nga Shqipëria, por e pësojnë keq – Shkodra News


Tentuan të kalonin kufirin me test të falsifikuar të COVID-19, procedohen penalisht 10 shtetas.

Në vijim të kontrolleve të shtuara për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë, nisur dhe nga informacionet e marra në rrugë operative, si dhe nga komunikimi me autoritete të tjera ligjzbatuese, është marrë informacion që persona të ndryshëm po përdorin teste falsifikuara të COVID-19.

Nisur nga kjo situatë është bërë një kontroll dhe verifikim më i hollësishëm i dokumentacionit dhe i testeve të COVID-19, në bashkëpunim dhe me klinikat mjekësore që lëshojnë këto teste.

Gjatë kontrolleve janë evidentuar dhe goditur disa raste të tentativës për të kaluar kufirin me test të falsifikuar të COVID-19 dhe si rezultat janë proceduar penalisht në gjendje të lirë, për veprën penale “Falsifikimi i formularëve, i vulave ose i stampave”, shtetasit:

G. P., L. P., A. D., F. D., S. Th., E. Th., B. A., A. A., M. N. dhe S. Sh., të gjithë banues në Shkodër.

Gjatë verifikimit të dokumenteve plotësuese të këtyre shtetasve është dyshuar për testet që ata kanë paraqitur dhe pasi është komunikuar me klinikat përkatëse, ka rezultuar se këto teste ishin të falsifikuara.

Nga ana e Policisë Kufitare Rinas, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon puna për identifikimin dhe arrestimin e personave që kanë kryer falsifikimin e këtyre dokumenteve.

Shërbimet e Policisë Kufitare në të gjitha Pikat e Kalimit Kufitar vijojnë bashkëpunimin e ngushtë edhe me autoritete e tjera të zbatimit të ligjit, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë në të gjitha fushat.


Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *