HISTORIA/ Shkoi në SHBA 5 vite më parë për një jetë më të mirë, Elena Alinj vdiq nga dh.una çnjerëzore e partnerit

0
317

This post has already been read 309 times!

Elena Alinj vdiq nga një dhunë nga partneri i saj, i cili neglizhoi edhe thërritjen e ndihmës së shpejtë, duke bërë që e reja të pësojë vdekje klinike për shkak të mungesës së oksigjenit në tru.

SHBA- Elena Alinj, 23-vjeçarja shqiptare që vdi.q më 1 tetor pas një dhu.ne çnje.rëzore nga i shoqi, ende nuk është prehur në atdhe. Familja e saj në Shqipëri, Agroni dhe Mirela, kërkojnë të fitojnë të drejtën për të rritur vajzën e vogël jetime. Përmes një nisme në “Gofundme”, familja kërkon ndihmë që trupi i pajetë i Elenës të mbërrijë në Shqipëri.

Ngjarja e rëndë ndodhi më 1 tetor. Elena Alinj vd.iq nga një dh.unë nga partneri i saj, i cili neglizhoi edhe thërritjen e ndihmës së shpejtë, duke bërë që e reja të pësojë vde.kje klinike për shkak të mungesës së oksigjenit në tru. Vajza është dërguar në spital me dë.time të rënda; frakturë brinjësh, shtylla kurrizore, njolla gjaku e kaf.shimi në trup, duke ndërruar jetë brenda 24 orësh në reanimacion.

Elena shkoi në SHBA 5 vite më parë, pasi kishte fituar lotarinë amerikane. Ajo ndërtoi një jetë në Amerikë e cila u la në mes. Autori i dhu.nimit që shkaktoi vd.ekjen e Elenës, njëherazi edhe babai i vajzës, ndodhet pas hekurave, ndërsa komuniteti shqiptar në Amerikë bën thirrje për donacione për të sjellë trupin në Shqipëri. Familja e vajzës thotë se ajo kurrë nuk ishte ankuar për partnerin e saj, të cilin nuk arriti ta njihte siç duhet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here