Një shqiptar 57-vjeçar shfrytëzoi për prostitucion 17-vjeçaren e quajtur Amanda në Greqi, nje e mitur me origjinë nga Rumania.

Ajo në dëshminë e saj ka rrëfyer të gjithë torturën e kaluar. Si 57-vjeçari e mashtroi dhe më pas e shfrytëzoi për prostitucion.

Shqiptari e reklamonte atë në faqe online me emrin “Eva”.

Pikërisht me anë të kësaj faqe policia arriti të bjerë në gjurmët e 17-vjeçares, e cila rezultonte e zhdukur prej 3 qershorit.

Efektivët u shtirën sikur ishin klientë dhe lanë takim në hotel në Agia Paraskevi, aty gjetën të miturën dhe e shpëtuan.

Në dëshminë e sa, e mitura deklaroi se ajo u largua nga Rumania me nënën dhe vëllain e saj, sepse prindërit ishin ndarë. Kur u vendos në Athinë, vëllai i saj filloi të abuzonte me të, ndërsa nëna e saj nuk dukej të bënte asgjë për ta ndihmuar. Kështu, ajo përfundoi duke jetuar në institucione, nga ku shpesh zhdukej dhe endej rrugëve të qendrës së Athinës.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here