Shoi familjen me 4 anëtarë, shoferi i “Audi-t” luksoz është djali i biznesmentit të njohur –



Një familje e tërë u shua mëngjesin e sotëm në një ak.sident në aksin Levan-Vlorë. Ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin publik.

Katër anëtarë të familjes Gushi nga Patosi humbën jetën pasi makina “Toyota” me të cilën ata udhëtoni u godit nga pas nga një “Audi” luksoz që lëvizte me shpejtësi të frikshme.

Automjeti drejtohej nga Igli Madani vetëm 22 vjeç, djali i biznesmeni të pirunëve Bashkim Madani. Shoferi mbeti i dëmtuar lehtë bashkë me pasagjerët Fabio Lamaj, 21 vjeç dhe 24-vjeçari Glorian Selimaj.

Por çfarë thotë Kodi Penal për shkaktarin e një aksidenti si ky i sotmi?

Në nenin 290 të tij Kodi parashikon se: “Kur nga vepra penale është shkaktuar vdekja ose plagosja e rëndë e disa personave dënohet me burgim pesë deri në njezet vjet”.

Ndërkaq, ky ak.sident i rëndë ka sjellë reagime të shumta ku nuk kanë munguar thirrjet për ashpërsim të Kodit Rrugor.

Nga ana tjetër, Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Albert Dervishaj u shpreh se pavarësisht prezencës së shtuar të Policisë Rrugore në të gjitha akset kryesore angazhimi edhe me mjete teknologjike, ndonjëherë nuk mundet të parandalojë tragjedi të tilla.




Share:

Author: rda

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *