“She’s On Top” nën autorësinë dhe moderimin e Argjira Spancës mbylli sot një tjetër sezon të suksesshëm. Fituesja e edicionit të dytë u shpall vajza bukuroshe Ina Pashollari, e cila siguroi bursë në Universitetin Mesdhetar por jo vetëm. Ajo dhe konkurrentja Elisa Diodati arritën të nënshkruanin gjithashtu kontratë punë me emisionin “E diell” në Top Channel. Edhe modelet e tjera arritën të merrnin nga një çmim. Naunka Mafiqi rrëmbeu çmimin e “showgirl”, “Best catwalk” (Ecja më e mirë) e fitoi Dolores Shkëmbi, “Fashion Face” Joana Bita, Best model (modelja më e mirë) Deja Beqiri dhe të tjera.

Ina Pashollari

Elisa Diodati

Juria e finales së madhe të “She’s On Top 2” përbëhej nga Armand Peza, Adrola Dushi dhe këtë herë Edi Manushi në vend të Graciano Taganit, të cilët nuk bënë kritika por shpërndanë çmime. /News31

.




Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here