Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Afganistan, ku katër persona kanë humbur jetën, ndërsa 11 të tjerë kanë mbetur të plagosur si pasojë shpërthimit të një bombe në një autobus.

Sipas autoriteteve ngjarja ka ndodhur në provincën veriore të Kapisas, teksa në autobus ndodheshin pedagogë dhe studentë.

Zëdhënësi i ministrisë provinciale Kapisa Shayeq Shoresh tha se bomba ishte vendosur me telekomandë.

Nga të dhënat e publikuara nga Ministria e arsimit mësohet se në mesin e viktimave dy ishin pedagogë, ndërsa të plagosurit përfshinin dekanin e universitetit dhe disa studentë.

Leave A Reply

Please enter your comment!
Please enter your name here